Urimi i U.D Rektorit Zeqir Hashani për datën e 7 marsit, ditën e mësuesit

Urimi i U.D Rektorit Zeqir Hashani për datën e 7 marsit, ditën e mësuesit

U.D. Rektori I Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Zeqir Hashani, me rastin e datës së 7 marsit, Ditës së mësuesit, uron stafin akademik të UFAGJ-së dhe të gjithë mësimdhënësit shqiptarë kudo që janë, duke ju uruar shëndet, punë të mbarë dhe suksese në misionin më fisnik në botë.

“Mësimet e mësuesve janë udhërrëfyes për rrugën e fëmijëve tanë, për të ardhmen dhe për jetën e tyre. Data 7 mars është dita e vetme e cila i kushtohet mësuesit si ditë e veçantë, por ne duhet të jemi përherë falënderues dhe mirënjohës për këta pishtarë të dijes“.
Gëzuar festën mësues të nderuar, respekt dhe mirënjohje për gjenerata të tëra për kontributin e tyre në fushën e arsimit, dijes dhe kulturës, dhe për të gjithë ju që sot rrezatoni këtë dije dhe kulturë në çdo cep të trojeve shqiptare dhe më gjerë.
 
Gëzuar!
I juaji,
Prof. Ass. Dr. Zeqir Hashani

 

tp-bottom