U.D. Rektori Hashani, prorektorët dhe anëtarët e Këshillit drejtues homazhe te varri i profesorit Agani
Me rastin e përvjetorit të 10-të të themelimit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, menaxhementi i UFAGJ-së i kryesuar nga U.d. rektori Prof. Ass. Dr. Zeqir Hashani, anëtarë të Këshillit drejtues dhe Prorektorë, kanë bërë homazhe te varri i profesor Fehmi Agani, për të nderuar veprën e tij madhore prej sociologut dhe politikanit, emri i të cilit qëndron i gdhendur në piedestal të lartë, për kontributin e tij për liri dhe pavarësi, drejt formimit të shtetit të Kosovës.
U.d. rektori Hashani ka thënë se vepra e Fehmi Aganit mbetet simbol i rezistencës kundër shtypjes, frymëzim për gjenerata të tëra që do të vijnë, ndaj ne si universitet jemi krenarë që sot mbajmë emrin e tij dhe punojmë për të shumëzuar sukseset tona për një të ardhme më të mirë.