Universiteti ‘Fehmi Agani’ në Gjakovë do të nderoj me çmimin “Doctor Honoris Causa” Gjeneralin Wesley K. Clark

Universiteti ‘Fehmi Agani’ në Gjakovë do të nderoj me çmimin “Doctor Honoris Causa” Gjeneralin Wesley K. Clark

Me rastin e 10-vjetorit të themelimit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, menaxhmenti i Universitetit do të ndajë çmimin Doctor Honoris Causa, Gjeneralit Wesley K. Clark - ish-Komandant Suprem i NATO-s për Evropë.

U.D. Rektori Prof. Ass. Dr. Zeqir Hashani ka thënë se në bashkërendim me Senatin e Universitetit “Fehmi Agani” kanë marr vendim për t’i dhënë titullin “Doctor Honoris Causa” Gjeneralit Wesley K. Clark për përkushtimin, kontributin dhe ndihmën e tij dhënë Kosovës në kohën e luftës në Kosovë.

Ceremonia e manifestimit të 10-vjetorit mbahet të hënën në datë 06 mars 2023 duke filluar në ora 12:00

Vendi: Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova”

(Rr. Yjet e Erenikut, p.n. Gjakovë)

Shih agjendën: Linku

Ky organizim do të transmetohet live nga TV SYRI dhe përmes rrjetit Facebook të Universitetit.

tp-bottom