Mbahet mbledhja e Senatit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Mbahet mbledhja e Senatit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Në bazë të neneve dhe të Statutit të Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë, sot me 27 shkurt 2023 është mbajtur mbledhja e radhës e Senatit.

Mbledhjen e udhëhoqi U.d. Rektori Prof. Ass. Dr. Zeqir Hashani, i cili përpara anëtarëve të Senatit prezantoi këto pika:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
  2. Miratimi i propozimit për dhënie të mirënjohjeve për nder të 10 vjetorit të UFAGJ-së;
  3. Miratimi i planifikimit të orëve definitive me ndryshime eventuale nga njësitë akademike;
  4. Plotësimi i Komisionit të Ankesave dhe Këshillit të Etikës në nivel të rektoratit;
  5. Shqyrtim i shkresave, kërkesave dhe ankesave drejtuar senatit;
  6. Të ndryshme

Të gjitha pikat u diskutuan nga anëtarët e Senatit dhe më pas u miratuan.

Pika fundit, në të ndryshme u diskutua mbarëvajtja e punëve për organizimin sa më të mirë të 10-vjetorit të UFAGJ-së, etj.

U.d. Rektori Hashani i falënderoi anëtarët për pjesëmarrjen dhe për kontributin që po japin përherë për të mirën e universitetit.

Fotot e lajmit

tp-bottom