Hapet thirrja për bursa të mobilitetit ERASMUS + në Universitetin Teknik të Rigës në Letoni

Hapet thirrja për bursa të mobilitetit ERASMUS + në Universitetin Teknik të Rigës në Letoni

Universiteti "FEHMI AGANI" Gjakovë hap thirrjen për aplikim për bursa të mobilitetit për semestrin dimrorë të vitit akademik 2023/2024 në Universitetin Teknik të Rigës (RTU), në kuadër të programit të mobiliteteve Erasmus + të Komisionit Evropian.

Bursa është 800 EUR / në muaj; kurse shpenzimet e mbështetjes së udhëtimit janë 275.00 euro.

Kohëzgjatja e mobilitetit është 1 semestër (5 muaj);

Për të aplikuar, studentët duhet të dorëzojnë:

  • Aplikacionin;
  • Transkriptin e notave;
  • Kopjen e pasaportës;
  • Konfirmimin e zotësisë së gjuhës angleze (IELTS, TOEFL ose një letër konfirmimi nga universiteti);
  • Letrën mbështetëse nga fakulteti;
  • 1 fotografi të formatit të pasaportës (300pix; madhësia – 3*4 cm; file – .jpg)

Të drejtë për aplikim kanë studentët e Universiteti “Fehmi Agani” Gjakovë të programit studimor Gjuhë Angleze – Përkthim dhe interpretim që në vitin akademik 2023/2024 do jenë në vit të dytë dhe do të kenë të grumbulluara 60 ECTS kredi.

Thirrja është e hapur deri më 15 mars 2023.

Ju lutemi të kontaktoni Udhëheqësin e Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar në UFAGJ, Z. Denis Spahija nëse keni nevojë për ndonjë konsulencë, ose nëse tashmë keni vendosur të aplikoni, dërgoni një email në adresen [email protected] me dokumentet e kërkuara për procesin e aplikimit.

Duhet të shtojmë se janë dy vende të lira për të cilat studentët nga Kosova konkurojnë.

Më shumë informata rreth mundësive që ofron RTU për studentët vizitues mund të gjeni:

https://international.rtu.lv/wp-content/uploads/sites/65/2022/01/Student-Guide-RTU-2021_2022_lab2.pdf

Informata për konviktet dhe akomodimin: https://international.rtu.lv/accommodation/

Lëndët të cilat mund ti ndjekni janë: https://international.rtu.lv/wp-content/uploads/sites/65/2021/04/A-Faculty-of-E-Learnign-Technologies-and-Humanties.pdf

 

NOMINATION LETTER

STUDENT APPLICATION FORM


Paqi fat!

tp-bottom