Shoqata Sindikale e Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë

Shoqata Sindikale e Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë

Me datën 22.02.2023 u mbajt takimi  i radhës dhe i pari për vitin 2023 i Sindikatës së Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë.

Mbledhja sotme ishte thirrur me kërkesë të kryetarit të Sindikatës së Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë, Msc. Abedin Sadrija. Kryetari Sadrija pasi përshëndeti të pranishmit, prezantoj edhe rendin e ditës që u miratua nga të gjithë anëtarët.

Në takim të pranishëm ishin Kryetari i Sindikatës së Universiteteve dhe Shkencës së Kosovës, z. Bardh Bardhi si dhe sekretari  Sindikatës së Universiteteve dhe Shkencës së Kosovës z. Afrim Qela. Ata informuan më gjerësisht anëtarët e Sindikatës së UFAGJ-së për ligjin e pagave, trajtimin që do të marrë stafi administrativ dhe ai akademik i Universitetit nga ky ligj, si dhe diskutuan një varg temash me interes për anëtarët e Sindikatës së UFAGJ-së

Takimi ishte thirrur me këtë rend të ditës:

- Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

- Informimi dhe diskutimi lidhur me lidhur ligjin e pagave si dhe shtojcat në të cilat trajtohet stafi akademik dhe administrativ i Universitetit;

- Informimi për regjistrimin e anëtarësisë në platformën e-Kosova; 

- Organizimi i mundshëm për festat 7 - 8 mars;

- Të ndryshme.

 

Sindikata e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë thekson se do të jetë në mbështetje të plotë dhe të vazhdueshme të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme të ligjshme për mbrojtjen interesave të anëtarëve.

 

Shoqata Sindikale e UFAGJ

Kryetari i shoqatës sindikale UFAGJ

Abedin Sadrija

Fotot e lajmit

tp-bottom