Mbahet mbledhja e Senatit në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë

Mbahet mbledhja e Senatit në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë

Në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, më 14 shkurt 2023 (e martë), është mbajtur mbledhja e rregullt e Senatit, e kryesuar nga U.d. Rektori Prof. Ass. Dr. Zeqir Hashani

Në këtë mbledhje janë shqyrtuar 9 pika të rendit të ditës:

•Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjeve e kaluar;

•Analizimi i ecurisë së semestrit dimëror dhe parapërgatitjet për fillimin e semestrit veror;

•Miratimi i propozimit të fakultetit të Mjeksisë për zgjedhjen e Prodekanës;

•Miratimi i propozimeve për staf të angazhuar, miratimi i pasqyrave për semestrin veror;

•Marrja e vendimit për konkurs të rregullt në bazë të kërkesës të njësive akademike;

•Njoftim rreth organizimit të manifestimit për 10 vjetorin të UFAGJ;

•Ndarja e titullit ‘Doctor Honoris Causa’ për z. Wesley C.Clark;

•Kërkesa dhe ankesa drejtuar Senatit;

•Të ndryshme.

Në fund u shqyrtuan kërkesat dhe ankesat drejtuar Senatit, si dhe pika të ndryshme.

Fotot e lajmit

tp-bottom