U.D. Rektori i Universitetit të Gjakovës, Prof. Ass. Dr. Zeqir Hashani, pjesë e ngjarjeve të rëndësishme në vend

U.D. Rektori i Universitetit të Gjakovës, Prof. Ass. Dr. Zeqir Hashani, pjesë e ngjarjeve të rëndësishme në vend

Gjatë kësaj jave U.D Rektori i Universitetit “Fehmi Agani”, Prof. Ass. Dr. Zeqir Hashani mori pjesë në aktivitete të rëndësisë së veçantë në Kosovë.

Fillimisht, U.D. Rektori Hashani ka marr pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit ‘Doctor Honoris Causa’ për anëtarin e parlamentit evropian Lucas Mandl, çmim ky i cili është ndarë nga Universiteti i Gjilanit ‘Kadri Zeka’. Në kuadër të kësaj ceremonie, U.D. Rektori ka pasur takime të frytshme me rektorë të universiteteve, akterë institucional, akterë ndërkombëtarë, si dhe akterë të tjerë, ku ka intensifikuar bashkëpunimet për projektet e së ardhmes.

Gjithashtu, gjatë kësaj jave, U.D. Rektori Hashani mori pjesë edhe në ngjarjen tjetër të rëndësishme të organizuar nga MASHTI për nderimin e profesorit të psikologjisë Moshe Landsman, për kontributin e tij në fushën e arsimit në kuadër të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Gjatë kësaj ngjarje, U.D. Rektori z. Hashani është takuar edhe me Ministren e Arsimit znj. Nagavci, rektorin e Universitetit të Prishtinës z. Qerimi, rektorin e Universitetit të Prizrenit z. Krrabaj, si dhe akterë të tjerë të rëndësishëm me të cilët diskutoi për zhvillimin e mëtutjeshëm të projekteve me fokus cilësinë e edukimit. 

Fotot e lajmit

tp-bottom