KONFERENCA SHKENCORE ICNA-STA 2023

KONFERENCA SHKENCORE ICNA-STA 2023

Në kuadër të projektit “Rritja e kulturës kërkimore në arsimin e lartë në Kosovë (ResearchCult)”, mbështetur nga Erasmus +, me fonde nga Bashkimi Evropian, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon “Konferencën Ndërkombëtare për Arritjet e Reja në Shkencë, Teknologji dhe Arte” – ICNA-STA”. Konferenca është bashkëorganizuar me një sërë universitetesh dhe institucionesh të arsimit të lartë vendase dhe ndërkombëtare. Ajo synon të bashkojë stafin akademik ndërkombëtar dhe kosovar, hulumtuesit, studentët, bizneset dhe palët e tjera të interesuara vendore dhe ndërkombëtare me qëllim të shkëmbimit të përvojave të tyre shkencore, praktikave më të mira dhe të nxitjes së bashkëpunimit në fushat përkatëse.

Përveç kësaj, konferenca përpiqet të krijojë një mjedis miqësor ku grupet e komuniteteve shumëkombëshe të studiuesve nga fusha të ndryshme mund të përdorin qasje ndërdisiplinore dhe inovative për të lidhur kërkimin me zhvillimin ekonomik. Përmes sesioneve plenare, prezantimeve gojore dhe poster, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të shkëmbejnë mendime, të prezantojnë ide dhe njohuri praktike, të cilat do të jenë një mundësi veçanërisht për kolegët e rinj.

Në emër të Komitetit Organizativ dhe Shkencor të Konferencës, është kënaqësi e madhe të ftojmë të gjithë profesorët dhe studiuesit të dorëzojnë abstrakte dhe të marrin pjesë në “Konferencën Ndërkombëtare për Arritjet e Reja në Shkencë, Teknologji dhe Arte” – ICNA-STA”. i cili do të zhvillohet nga data 4 – 5 maj 2023, në Prishtinë, Kosovë.

Aktiviteti dyditorë do të përbëhet nga:

  • seancat plenare;
  • sesione tematike;
  • prezantime me poster.

Konferenca parashikohet të mbahet përmes pranisë fizike.

Gjuha e konferencës do të jetë anglishtja.

Data të rëndësishme:

Thirrja e publikuar më: 15/12/2022

Dorëzimi i abstraktit: 15/02/2023

Njoftimi për pranimin e abstraktit: brenda 15 ditëve nga data e dorëzimit

Dorëzimi i prezantimit të posterit: 15/03/2023

Regjistrimi përfundimtar në konferencë (për prezantim me gojë dhe prezantim me poster): 15/03/2023

Për më shumë informacion, ju lutemi kontrolloni linkun:

https://researchcult.net/conference/icna-sta-scientific-conference-2023/

tp-bottom