Thirrja e hapur për bursa të mobilitetit ERASMUS + në WSB University

Thirrja e hapur për bursa të mobilitetit ERASMUS + në WSB University

Universiteti "FEHMI AGANI" Gjakovë hap thirrjen për aplikim për bursa të mobilitetit për semestrin e pranverës në WSB University, Poloni, në kuadër të programit të mobiliteteve Erasmus + të Komisionit Evropian.

Bursa është 800 EUR / në muaj; kurse shpenzimet e mbështetjes së udhëtimit janë 275.00 euro.

Kohëzgjatja e mobilitetit është 1 semestër (5 muaj);

Për të aplikuar, studentët do të duhet të dorëzojnë:

  • Transkriptin e notave;
  • Kopjen e pasaportës;
  • Letër motivuese se pse dëshirojnë të fotojnë këtë mundësi;
  • Konfirmimin e zotësisë së gjuhës angleze (IELTS, TOEFL ose një letër konfirmimi nga universiteti);
  • 1 fotografi të formatit të pasaportës (300pix; madhesia – 3*4 cm; file – .jpg)
  • Aplikacioni.

Të drejtë për aplikim kanë studentët e vitit të dytë nga Universiteti “Fehmi Agani” Gjakovë të  programit studimor Gjuhë Angleze – Përkthim dhe interpretim.

Thirrja është e hapur deri më 19 Dhjetor 2022.

Ju lutemi të kontaktoni Udhëheqësin e Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar në UFAGJ, Z. Denis Spahija nëse keni nevojë për ndonjë konsulencë, ose nëse tashmë keni vendosur të aplikoni, dërgoni një email në adresen [email protected] me dokumentet e kërkuara për procesin e aplikimit.

 

Fat të mbarë për të gjithë ju!

Student Application Form

Courses English phylology

tp-bottom