Thirrje për Aplikim – Young Cell Scheme Raundi XIII Programi i BE-së për bursa post-diplomike

Thirrje për Aplikim – Young Cell Scheme Raundi XIII Programi i BE-së për bursa post-diplomike

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Zyra e Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, lajmërojnë hapjen e konkursit për Raundin XIII të aplikimit për Young Cell Scheme, program i BE-së për bursa post-diplomike për qytetarët e Kosovës,i cili implementohet nga Konsorciumi: Universiteti Aristotel i Selanikut, Greqi dhe Instituti Kombëtar për Shërbime Publike, Francë. Aplikimi do të jetë i hapur nga dita e premte, 2 dhjetor 2022 deri të martën, 27 dhjetor 2022. Kandidatëve të suksesshëm do t’iu ofrohet mundësia të studiojnë në Programe Master një ose dy vjeçare në universitete të shteteve anëtare të BE-së. Programi i Bursave, gjuha e punës e së cilit është gjuha angleze, do të ofroj deri në 45 bursa të plota (numri real i bursave të ofruara mund të jetë më i vogël varësisht nga përshtatshmëria e kandidatëve dhe fondet në dispozicion). Kjo ftesë do të jetë e hapur për popullatën e përgjithshme dhe shërbyesit civil dhe për studentët e diplomuar në fakultetet si: juridik, administratë publike, menaxhim i resurseve humane, ekonomik, financa, menaxhment, energji, mjedis dhe ndryshime klimatike, transport, shkenca të aplikuara dhe shkenca shoqërore dhe fusha të tjera akademike (siç është specifikuar në Rregullat e Procedurës të disponueshme në web faqen zyrtare të programit në https://ycskosovo.org

Për më shumë informata dhe fushat se ku mund te aplikoni, shikoni lajmin në dokumentin e mëposhtëm:

Thirrja për aplikim

 

tp-bottom