UFAGJ  dhe studentët e saj pjesëmarrës në Panairin Nacional të Punës, Karrierës dhe Ndërmarrësisë 2022

UFAGJ dhe studentët e saj pjesëmarrës në Panairin Nacional të Punës, Karrierës dhe Ndërmarrësisë 2022

Universiteti „Fehmi Agani“ Gjakovë me organizim të Zyrtares për Zhvillim të Karrierës ka qenë pjesëmarrëse në Panairi Nacional të Punës, Karrierës dhe Ndërmarrësisë 2022. 

Panairi ishte i ndarë në tri pavijone atë të Punësimit, Karrierës dhe Ndërmarrësisë me mbi 250 biznese pjesëmarrëse.

Pjesëmarrës në panair kanë qenë edhe studentët e UFAGJ-së. Studentët u fokusuan më shumë në tri pavianët,  atë të Punësimit, Karrierës dhe Ndërmarrësisë në kërkim të mundësive ngritje akademike, bursa, trajnime, studime, për punësim, punë praktike, punë sezonale apo edhe mobilitete.

Panairi Nacional i Punës, Karrierës dhe Ndërmarrësisë 2022 është organizuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Agjencia së Punësimit e Republikës së Kosovës, Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) GmbH, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (KDWV).

 

Fotot e lajmit

tp-bottom