UFAGJ pjesmarrëse e JAVËS SË UNIMED në Bruksel
Gjatë datave 15-17 në Bruksel po zhvillohet JAVA E UNIMED ku Universiteti “Fehmi Agani” Gjakovë është anëtare me të drejta të plota dhe në këtë aktivitet përfaqësohet nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Nimani dhe udhëheqësi i zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar dhe projekte z. Denis Spahija.
Njëkohësisht, kjo ngjarje mundëson përmirësimin e njohurive dhe përdorimit të programeve të mbështetura nga BE në këtë fushë, duke lehtësuar identifikimin e nevojave të mëtejshme për mbështetje prandaj edhe janë zhvilluar sesione në Parlamentin Europian, në Qendren e NATO-s me akterët kryesor dhe vendim marrës në programet mbështetëse të hulumtimit, shkëmbimeve të cilat zhvillohen nëpërmjet ERASMUS+ dhe fondeve hulumtuese që NATO ndan.
Pasi që arsimi, kërkimi dhe inovacioni kanë një potencial të madh transformues në mbarë shoqërin edhe UFAGJ janë pjesë e këtij komunitet. Sistemet e arsimit dhe inovacionit, si shtylla thelbësore për shoqëritë e qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe të barabarta, kanë një rol vendimtar në promovimin e mundësive të barabarta, aksesit të barabartë dhe ndërtimit të punësueshmërisë.
UNIMED në bashkëpunim me UFAGJ nëpërmjet të konsorciumi italian COMMO, ka aplikuar në kuadër të Programit Ndërkombëtar të Mobilitetit të Kredive Erasmus+ KA171 dhe është vlerësuar pozitivisht nga Agjencia Kombëtare Italiane INDIRE. Edhe insistimi i UNIMED që Rektori Nimani të merr pjesë në këtë aktivitet ishte që të dakordohen për zhfrytëzimi i tyre dhe promovimin e këtij suksesi. Përfaqësuesit e dy institucioneve u pajtuan të fillojnë gjatë vitit të ri akademik 2023/2024 me shkëmbimet. Më konkretisht, Rajoni 1 ku bënë pjesë Kosova dhe Shqipëria është shpërblyer me 77 bursa për një buxhet total për rajonin që korrespondon me 222.545,00 euro.
Duhet të shtohet se nga Konferenca Euro-Mesdhetare e Barcelonës në 1995, BE-ja ka rritur përpjekjet e saj për të arritur objektivat tona të përbashkëta për një zonë të përbashkët paqeje dhe stabiliteti, prosperitet të përbashkët dhe partneritet social, kulturor dhe njerëzor.
Instrumentet e bashkëpunimit ndërkombëtar të vëna në dispozicion nga BE-ja dhe që UFAGJ synon të përfitoj nga to, kanë kontribuar kryesisht në krijimin e urave midis popujve dhe shoqërive, në forcimin e dialogut shkencor, bashkëpunimit kulturor, besimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë. Instrumentet e BE-së luajnë një rol vendimtar në ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe efektive midis vendeve evropiane dhe të Mesdheut Jugor dhe arsimi është thelbësor në përpjekjet e Bashkimit Evropian. Komunitetet akademike, studentët, anëtarët e fakultetit, administratorët, kanë përfituar nga një gamë e gjerë programesh që promovojnë bashkëpunimin, lëvizshmërinë, kërkimin shkencor, ngritjen e kapaciteteve. UNIMED-i është fuqimisht i përkushtuar për të luajtur një rol të madh në rajon, duke integruar dhe sinergjizuar iniciativat kryesore në kërkimin, arsimin dhe inovacionin, si dhe në mbështetjen e dialogut politik. Gjatë 30 viteve të fundit, UNIMED është angazhuar në nisma të vogla dhe të mëdha për të promovuar bashkëpunimin akademik euro-mesdhetar, duke kontribuar në bashkëpunimin shkencor, kulturor, social dhe ekonomike që tash e dy vjet edhe Universiteti “Fehmi Agani” Gjakovë është pjesë.
Edicioni i gjashtë i JAVËS SË UNIMED NË BRUKSEL ku edhe UFAGJ merr pjesë, synon të propozojë një reflektim politik nga komuniteti akademik euro-mesdhetar mbi marrëdhëniet midis institucioneve evropiane dhe rajonit të Mesdheut, duke ofruar një mundësi për vlerësim dhe rivlerësim të politikave rajonale.