Sesion informues për bursat e programit Master Young Cell Scheme Round XIII
Në Universitetin “Fehmi Agani” të Gjakovës sot u zhvillua një sesion informues për studentët dhe Alumnin e këtij Universiteti mbi programin e bursave për Round XIII të Young Cell Scheme, për studime pasuniversitare të nivelit master. Ky sesion informues i organizuar nga Zyra për Zhvillim të Karrierës, udhëhequr nga zyrtari për marrëdhënie me jashtë -Denis Spahija dhe zyrtarja për zhvillim të karrierës Freskina Mula, së bashku me studentët priten në takim Dr. Nikolaos Kyfonidis- Menaxher i programit, dhe Fitim Sopi nga Young Cell Scheme – Round XIII
Këtu studentët u informuan mbi programin Young Cell Scheme - program bursash i bashkë financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës për studime pasuniversitare të nivelit master jashtë vendit, që synon të përmirësojë cilësinë e administratës publike të Kosovës duke investuar në arsimimin e studentëve aktualë dhe nëpunësve civilë të ardhshëm.
Kjo thirrje është e hapur për studentë dhe publikun e gjerë dhe për nëpunësit civilë detajet e mëtejshme në fushat e mëposhtme:
- Ligji (përfshirë ligjin e BE-së)
- Administrata Publike dhe Qeverisja e Mirë (përfshirë Menaxhimin e Burimeve Njerëzore)
- Ekonomi, Financë, Menaxhment (përfshirë Menaxhimin e Shëndetit Publik)
- Energjia, mjedisi dhe ndryshimet klimatike, transporti
- Marrëdhëniet ndërkombëtare dhe diplomacia (duke përfshirë mbrojtjen dhe sigurinë)
- Sektorë të tjerë sipas kërkesës së Administratës Publike të Kosovës.
Për të informuar aplikantët potencialë për hapjen e thirrjes. Për informacion të mëtejshëm https://ycskosovo.org