Zhvillohet moduli i parë i trajnimit për studentë “Edukimi Medial”
Nën organizimin e OSCE dhe Zyrës për Zhvillim në Karrierë, ditën e shtunë, me 29 tetor në ambientet e Fakultetit të Edukimit me një interesim të madh nga studentët u mbajt moduli i parë i trajnimit “Edukimi Medial”.
Trajnere e këtij moduli ishte MA Blerta Aliu ndërsa prezent gjatë trajnimit ishte edhe përfaqësuesi nga OSCE Lekë Berisha (National Programme Officer; Media Section; Democratization Department)
Gjatë trajnimit në pjesën e parë u shtjelluan tema si:
- qëllimi i trajnimit,
- - komunikimi si funksion shoqëror;
- - mediat;
- - lajmi;
- - rregullat e gazetarisë, etj.
Pjesa e dytë e trajnimit vazhdoj me aktivitete dhe punë në grupe.
Trajnimi “Edukimi Medial” ju është ofruar studentëve të UFAGJ-së nga OSCE dhe do të zgjasë katër module dhe do te mbahet 4 javë ditëve të shtuna. Në fund të katër moduleve studentët do të pajisen me certifikata.