Zgjedhet kryesuesi i Këshillit Drejtues të Universitetit “Fehmi Agani”  Gjakovë

Zgjedhet kryesuesi i Këshillit Drejtues të Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë

Në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë me datë 26 tetor 2022 u zgjodh Kryesuesi dhe 
Zëvendës kryesuesi i Këshillit Drejtues (KD), ku të pranishëm në mbledhje ishin të gjithë 
anëtarët e Këshillit Drejtues. Kryesuesi dhe Zëvendës kryesuesi i KD, u zgjodhën nga radhët e 
anëtarëve të caktuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, siç parashihet me 
dispozitat ligjore në fuqi dhe aktet normative të Universitetit.
Me shumicë votash Kryesues i KD-së, u zgjodh, z. Agon Haxhikadrija, ndërsa Zëvendës 
kryesues, z. Shpëtim Dylazeka. Kryesuesi z. Agon Haxhikadrija, falënderoi anëtarët e KD për 
besimin e dhënë dhe u zotua se do të kryej të gjitha punët me nderë dhe përgjegjësi në përputhje 
me dispozitat ligjore në fuqi.
Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof.Asoc.Dr. Artan Nimani, ka 
uruar anëtarët e rinj të KD-së për zgjedhjen e tyre në Këshillin Drejtues, duke ju ofruar 
bashkëpunim për zhvillimin e universitetit. Përpos pikave të tjera në këtë mbledhje, KD morri 
vendim për shpalljen e konkursit për Bursat e studentëve.

Fotot e lajmit

tp-bottom