Zhvillohet punëtoria për qëndrushmërinë e projektit SMAPHC

Zhvillohet punëtoria për qëndrushmërinë e projektit SMAPHC

Gjatë datave 27-28 tetor 2022 në Universitetin “Celala Bayar” në Manisa të Turqisë po zhvillohet punëtoria që për qëllim ka vazhdimin e aktiviteteve dhe implementimin e njohurive të fituara nga ky projekt gjatë 4 viteve të kaluara, pasi që gjatë jetës së projektit (2018-2022), partnerët kanë pasur mundësinë të zhvillojnë kapacitetet e tyre në fushat përkatëse të kompetencave, duke vepruar si garanci që bashkëfinancimi përkatës i programit ERASMUS+ do të ketë një ndikim shumëdimensional dhe të qëndrueshëm në Kosovë.

Në thelb të planit të qëndrueshmërisë janë qëndrimet e përbashkëta nga të gjithë partnerët për të vazhduar bashkëpunimin në të gjitha nivelet e mbuluara nga ky projekt dhe më gjerë. Në fakt, partnerët e perceptuan se bërja e një gjëje të tillë është një rezultat i natyrshëm, duke pasur parasysh vlerësimin e tyre të dakorduar se nevojat e shoqërisë kosovare në lidhje me shërbimet cilësore dhe të aksesueshme të kujdesit shëndetësor aleat, veçanërisht, të cilat shërbyen si motivi kryesor për inicimin e këtij projekti, vazhdojnë të mbizotërojnë. dhe kërkojnë investime edhe më të mëdha nga palët e tjera të interesit, paralelisht.

Gjatë këtyre ditëve partnerët e projektit kanë kontribuar në përcaktimin e kushteve të bashkëpunimit, të konsideruara si të nevojshme për sigurimin e funksionalitetit të qendrave të SMAHPC edhe në periudhën pas grantit.

Përfaqësues të UFAGJ-së në këtë punëtori janë Prof. Asoc. Dr. Faton Hoxha, drejtues i qendrës së shputës diabetike të themeluar gjatë implementimit të projektit SMAHPC, si dhe z. Denis Spahija, udhëheqës i zyrës së Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Projekteve, njëkohësisht kordinator institucional i këtij projekti.

Projekti SMAHPC (Student-run Multidisciplinary Allied Health Practice Centre) zhvillohet në kuadër të programit Erasmus+ dhe ka për qëllim zhvillimin e protokolleve bazuar në standardet ndërkombëtare (ISO), kodet etike duke marrë parasyshë legjislacionin shtetëror dhe atë ndërkombëtar, si dhe funksionalizimin e qendrës multidisciplinare duke përfshirë aspektet që lidhen me infrastrukturën, klinikën dhe hapësirën e inovacionit me pajisjet, personelin (përzgjedhjen) dhe klientët.

Bashkëpjesëmarrës në këtë projekti përveç Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” janë edhe Kolegji Heimerer, Universiteti i Shkencave të Aplikuara Metropolia nga Finlanda, Universiteti i Shkencave të Aplikuara JAMK poashtu nga Finlanda, Universiteti Manisa Celal Bayar, Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka”, OJQ “Autizmi”, Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës, Instituti i Europës Juglindore lidhur me Shëndetin dhe Politikat Sociale

Në kuadër të këtij projekti, përveç përfshirjes së drejtpërdrejtë në secilën paketë punuese, Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” është përgjegjës për paketën e sigurimit të cilësisë së gjithë procesit dhe projektit.

Për më shumë informata rreth projektit SMAPHC, klikoni linkun:

https://uni-gjk.org/al/lajme/523/smahpc

 

Fotot e lajmit

tp-bottom