U mbajt sesion informues nga “Bund IB” për studentët e drejtimit parashkollor “Mësimdhënie e mirë, Edukim i mirë”
Sot me 21 tetor 2022, organizuar nga Zyra për Zhvillim të Karrierës, u mbajt sesioni informues për studentët e Fakultetit të Edukimit, Drejtimi Parashkollor për projektin “Mësimdhënie e mirë, Edukim i mirë” ofruar nga organizata Gjermane Internationaler Bund IB.
Ky sesion ishte për të informuar studentët për trajnimin intensiv një vjeçare dhe ofrimin e punës praktike 4 javore ne Gjermani.
Përfaqësuesi i organizatës Z. Asdren Nivokazi prezantoj në mënyrë të zgjeruar përfitimet nga kjo mundësi, si:
- Aftësim dhe trajnim ndërkulturorë;
- Kurse të gjuhës gjermane nga niveli A1 deri në nivelin B2;
- Një punë praktike 4 javore në Gjermani;
- Këshillim profesional në profesion;
- Mbështetje rreth përgatitjes së temës së diplomës së studentëve (me tematikë edukimin e hershëm).
Për të interesuarit afati i fundit për aplikim është data 31 tetor 2022.