Projektit QUADIC zhvillon punëtorin e rradhës në Mitrovicë

Projektit QUADIC zhvillon punëtorin e rradhës në Mitrovicë

Në Universitetin “Isa Boletini” Mitrovicë më datë 20 Tetor dhe në IBC-M më datë 21 Tetor po zhvillohet punëtoria në kuadër të projektit QUADIC, projekti ky që financohet nga programi i BE-së Erasmus +.

Një ndër pikat kryesore që po diskutohet është zhvillimi i bashkëpunimit në mes universiteteve të rajonit dhe atyre evropiane ku u diskutuan hapat e ardhshme të bashkëpunimit dhe cilat mekanizma si Erasmus+, Horizon2020, diplomat e përbashkëta, ato të dyfishta e të tjera që mund të shfrytëzohen për të arritur në nivele më të larta të ndërkombëtarizimit të universiteteve tona.

Nga Universiteti "Fehmi Agani" Gjakovë në këtë punëtori po marrin pjesë Prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Prof. Asoc. Dr. Kimete Canaj, Sekretarja e Përgjithshme znj. Linda Dula Halilabazi dhe udhëheqësi i zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar dhe projekte z. Denis Spahija.

Fotot e lajmit

tp-bottom