Rektori i UFAGJ-së, Prof.Asoc.Dr. Artan Nimani priti në takim përfaqësuesen nga Ambasada Amerikane Marseda Halilaj – U.S. Fulbright Student English Teaching Assistant (ETA)

Rektori i UFAGJ-së, Prof.Asoc.Dr. Artan Nimani priti në takim përfaqësuesen nga Ambasada Amerikane Marseda Halilaj – U.S. Fulbright Student English Teaching Assistant (ETA)

Rektori Nimani i shoqëruar nga prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte Prof.Asoc.Dr. Kimete Canaj dhe Prof.Asoc.Dr. Laura Naka, prorektore për Zhvillim Akademik dhe Ngritje të Cilësisë, dhe Prof.Asoc.Dr. Shqipe Husaj, vlerësuan se trajnimet dhe seminaret për zhvillimin dhe avancimin e studentëve janë një mundësi shumë e mirë për studentët.

Përpos aktiviteteve në klasë Marseda do të zhvilloj aktivitete të ndryshme edhe jashtë sallës së studentëve gjithmonë me qëllim të përmirësimit të fjalorit të Gjuhës Angleze. Ambasada Amerikane vazhdon të mbështesë Universitetin “Fehmi Agani” të Gjakovës, konkretisht Fakultetin e Filologjisë, Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze. 

Është viti i tretë që Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë përfiton nga ambasada Amerikane, me asistente të tillë, gjë që ndihmon studentët të përmirësojnë aftësitë a të folurit të Gjuhës së huaj Angleze. Në anën tjetër, përfaqësuesja nga Ambasada Amerikane Ass.Marseda Halilaj, falënderoi drejtuesit e UFAGJ-së për mirëpritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim. Ajo tha se ka për qëllim që prezantimet dhe aktivitetet të stimulojnë studentët të avancohen edhe më tepër.

 

Article Gallery

tp-bottom