Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) e përgëzoi Universitetin “Fehmi Agani” të Gjakovës për transparencë në avancimet akademike

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) e përgëzoi Universitetin “Fehmi Agani” të Gjakovës për transparencë në avancimet akademike

Përfaqësuesit e Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) Rron Gjinovci dhe Dibran Hoxha vizituan sot Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë , ku u pritën nga menaxhmenti i UFAGJ-së i udhëhequr nga rektori Prof.Asoc.Dr. Artan Nimani.  Rektori Nimani, fillimisht njoftoi ORCA-n për të arriturat dhe synimet e UFAGJ-së në rritjen e cilësisë dhe transparencës në universitet, duke u zotuar se UFAGJ do të vazhdoj t’i respektoj kriteret më të larta rreth transparencës dhe avancimeve në UFAGJ.

Siç theksoi Gjinovci, qëllimi i vizitës së ORCA-s në UFAGJ ishte për ta përgëzu Universitetin “Fehmi Agani” të Gjakovës për arritjet  dhe procesin korrekt për vlerësimin e avancimeve.

”Kërkesa ka qenë e Universitetit për monitorim, ndërsa  ne i kemi shqyrtuar të gjitha dokumentacionet e personave që janë avancuar, para se të dalin në mbledhjen e Senatit i kemi verifikuar se a i plotësojnë apo si plotësojnë kriteret dhe neve na ka befasu Senati i Universitetit të Gjakovës, çdo vendim që e ka marr për avancimin e profesorëve e ka marrë sipas rregullave dhe ktritereve tjera që merren parasysh për avancimin e stafit. Universiteti i Gjakovës theksoj se ndoshta kjo ndodh për herë të parë në historinë e Arsimit të Lartë në Kosovë , pasi që kanë hasur në një rast që një profesorit të caktuar t’i ulet thirrja, gjithmonë duke u bazuar në statut dhe rregulloret për avancim. Ne insistojmë që në krejt Kosovën të shikohen nëse titujt e fituar janë në përputhje me statutet dhe rregulloret e miratuara nga vet institucioni. Universiteti “Fehmi Agani në Gjakovë e ka hedhë hapin e parë, dhe kjo është një mundësi e mirë që tash me fillohet dhhe të aplikohet nga të gjithë”.

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë (UFAGJ) dhe Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) kanë lidhur memorandum të përbashkët për të përmbushur nevojat për integritet akademik, rritjen e përgjegjësisë, dhe transparencës përmes monitorimit të ngushtë të procesit të promovimeve akademike. Zbatimi i kësaj marrëveshjeje iu siguron njësive akademike përkatëse të UFAGJ-së dhe Senatit një raport profesional mbi performancën e kandidatëve vetëm në lidhje me punimet shkencore të botuara në përputhje me Ligjin për Arsimin e Lartë, Statutin e UFAGJ-së dhe rregulloret e tjera në fuqi. Rektori Nimani, e falënderoi ORCA-n për vizitën dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar në të mirë të rritjes së cilësisë dhe besimit të publikut në proceset e avancimeve akademike, që do të bëhet një shembull kryesor për universitetet e tjera publike në Republikën e Kosovës. UFAGJ është i përkushtuar të trajtoj me seriozitet e në përpikëri raportet dhe informacionet e siguruara nga ORCA.

Në fund u mbajt punëtoria nga ORCA me studentët e UFAGJ-së, “Kongresi i Aktivizimit Studentor”. Në këtë kongres studentët kishin mundësi të shkëmbejnë përvojat e tyre rreth organizimit dhe aktivizimit studentor. Studentët do të kenë njohje më të thella rreth aktivizimit studentor; njohuri më të thella për organizimin studentor; për larminë e mundësive të organizimit studentorë brenda dinamikës shoqërore.

Kongresi kishte për qëllim krijimin e një vizioni të aktivizimit studentor në Kosovë dhe më gjerë dhe shoqërisë në përgjithësi.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom