Bashkëpunim i rëndësishëm midis UFAGJ dhe Aeroporti Ndërkombëtar të Prishtinës 'Adem Jashari' Limak Kosovo

Bashkëpunim i rëndësishëm midis UFAGJ dhe Aeroporti Ndërkombëtar të Prishtinës 'Adem Jashari' Limak Kosovo

Rektori i UFAGJ-së, Prof.Asoc.Dr. Artan Nimani dhe Zyrtarja e Zyrës për Karrierë znj. Freskina Mula u prit në takim nga znj. Valentina Gara – zyrtare për Marrëdhënie me Publikun & Menaxhere e Trajtimit të Ankesave  dhe Z. Bujar Gashi, Asistent për Marrëdhënie me Publikun në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinëstë 'Adem Jashari' Limak Kosovo.

Në takim u diskutuan mundësit e bashkëpunimit në interes të zhvillimit të studentëve dhe shkëmbimit të përvojave të dy institucioneve.

Zn. Gara prezantoi se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës 'Adem Jashari' Limak Kosovo International Airport së shpejti do të lansoj projektin e ri "Global Engineer Girls' edhe në Kosovë. Ky projekt ka për qëllim përgatitjen e studenteve të gjinisë femërore të cilat janë duke studiuar në Universitetet Publike të Kosovës. 

Rektori Nimani, si Rektori i UFAGJ-sw dhe si Kryesues i Rektorëve të Universiteteve Publike, shprehu përkrahje dhe shprehu gatishmëri për të bërë realizimin e këtij projekti.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom