Në UFAGJ u mbajt takimi i fokus grupit me EduTask, I cili në partneritet me GIZ Kosova është duke implementuar projektin "Nxitja e aktiviteteve kërkimore aplikative në Kosovë"
Aktiviteti “Nxitja e Aktiviteteve Kërkimore të Aplikuara në Kosovë”; është pjesë e Projektit Digital4Business, i cili financohet bashkërisht nga Bashkimi Evropian dhe Gjermania Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ).
Zbatimi i këtij aktiviteti lehtësohet nga EduTask. Aktiviteti i projektit synon të rrisë aktivitetet kërkimore të aplikuara në Kosovë për të promovuar inovacionin dhe konkurrencën, kryesisht me biznese mikro dhe të vogla, por edhe ato të mesme. Në këtë drejtim është planifikuar të mbështeten dhe financohen projekte kërkimore të aplikuara ndërmjet IAL publike dhe këtyre bizneseve, që kanë për qëllim zhvillimin e kapaciteteve në hulumtime shkencore. Aktiviteti do të bazohet në vlerësimin dhe hartëzimin e kërkimit të aplikuar në Kosovë të cilat do të zhvillohen nga një ekip studiuesish, përmes realizimit të intervistave me stafin kërkimor dhe akademik të IAL-ve, si dhe me përfaqësues të bizneseve.
Përgjatë kësaj iniciative, fillimisht do të vlerësohen kapacitetet hulumtuese aplikative të universiteteve në Kosovë dhe në ndërkohë do të organizohen trajnime specifike për staf akademik dhe biznese. Përmes këtyre trajnimeve do të synohet ngritja e kapaciteteve për aplikim në fonde, jo vetëm në këtë projekt por edhe në fonde tjera që përkrahin bashkëpunime Universitet-Industri.
Linku: https://itp-prizren.com/position/funding-opportunity-fostering-applied-research-activities-in-kosovo/?fbclid=IwAR17yBWMw60Q3BSBWenG-lFlxJ5S27Hj10q092JJrDGvPEhwoMc-pyv0rG8