Rektori Nimani priti në takim anëtarët e rinjë të  Parlamentit Studentor të UFAGJ-së

Rektori Nimani priti në takim anëtarët e rinjë të Parlamentit Studentor të UFAGJ-së

Rektori i Universitetit Prof.Asoc.Dr. Artan Nimani së bashku me Prorektoren për Zhvillim Akademik dhe Ngritje të Cilësisë Prof.Ass.Dr.Laura Naka, dhe Prorektoren për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte Prof.Asoc.Dr. Kimete Canaj, pritën në takim dhe uruan përfaqësuesit e rinjë të Parlamentit Studentor.

Rektori Nimani i përgëzoi strukturat udhëheqëse të studentëve të deritanishme, ndërsa i uroi përfaqësuesit e studentëve të zgjedhur në Parlamentin Studentor, duke u shprehur i gatshëm për bashkëpunim me strukturat e reja. Rektori Nimani kërkoi nga përfaqësuesit e studentëve që të jenë aktiv dhe të vazhdojnë t’i mbrojnë të drejtat e studentëve me përkushtim.

Rektori ju premtoi se gjithmonë do ta kenë mbështetjen e tij dhe gjithë menaxhmentit të UFAGJ-së dhe  së bashku do të realizojnë aktivitete të ndryshme që janë në favor të studentëve. Kryetarja e Parlamentit Studentor Arlinda Berisha falënderoi Rektorin Nimani për përkrahjen dhe për mundësitë që po krijon për studentët.  Ajo u zotua se si Parlament studentor do të jenë gjithnjë partner dhe do të kontribuojnë për ngritjen e cilësisë në universitet.

Fotot e lajmit

tp-bottom