GIZ mbajti trajnim për studentë  me temën “Përmirësimi i shkathtësive të komunikimit dhe vetë - prezantimit”

GIZ mbajti trajnim për studentë me temën “Përmirësimi i shkathtësive të komunikimit dhe vetë - prezantimit”

GIZ në bashkëpunim me Zyrën e Karrierës së Universitetit “Fehmi Agani“ mbajtën trajnimin për studentët  me temën “Përmirësimi i shkathtësive të komunikimit dhe vetë- prezantimit“.

Qëllimi i këtij trajnimi/punëtorie ishte të forcoj aftësitë komunikuese dhe prezantuese të studentëve si parakusht për vetë prezantim më të mirë në ngjarjet e mundësive të punës, përfshirë Panairin Kombëtar të Punës dhe Karrierës që do të organizohet nga GIZ në bashkëpunim me Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës.

Përmbajtja e punëtorisë u  prezantua tek studentët nga trajneri Arben Hysenaj (PhD cand.ne fushën e psikologjisë) dhe ishte i konceptuar për të rritur aftësitë e vetë-prezantimit efektiv të pjesëmarrësve, duke përdorur "Elevator’s pitch" dhe teknika të ngjashme të rëndësishme për prezantim të shkurtër dhe efikas, si dhe seanca praktike përmes Role-play.

Trajnimin e përshëndeti me prezencën e tij edhe Rektori Prof. Dr. Asoc. Artani Nimani dhe shprehu falënderim për trajnimet e ofruara nga GIZ për rritjen e kapaciteteve të studentëve tanë.

 

 

Fotot e lajmit

tp-bottom