Zhvillohet konferenca për shpërndarje të arriturave në kuadër të projektit SMAPHC

Zhvillohet konferenca për shpërndarje të arriturave në kuadër të projektit SMAPHC

Gjatë datave 16-17 shtator 2022 u zhvillua konferenca për shpërndarjen e të arriturave në kuadër të projektit SMAPHC.

Gjatë ditës së parë në formë simultante u prezantuan modelet e praktikës dhe ofrimit të shërbimeve nga studentët. Tutje vazhdoj me referimet e udhëheqëses së Zyrës Erasmus+ për Kosovë znj. Mimika Dobroshi, profesoreshës nga Finlanda Prof. Asoc. Dr. Anu Myllyharju si dhe mikpritëses së kësaj ngjarjeje Prof. Ass. Dr. Naime Brajshori por edhe të koordinatorit të projekti SMAPHC z. Adnan Hoxha dhe Iliria Imbrahimi.

Dita e dytë vazhdoj në hapësirat e Hotel Swiss Diamonds dhe gjatë këtyre dy ditëve u bë prezantimi i mësimeve të nxjerra në lidhje me atë se si të përmirësohet kujdesi arsimor dhe shëndetësor në Kosovë, kjo u bë nëpërmjet dëshmive shtesë të gjetura përmes studimeve përkatëse të kryera nga studentë dhe profesorë të IAL-ve të Kosovës gjatë jetës së projektit.

Fotot e lajmit

tp-bottom