Universiteti MIT nga Shkupi, bashkëpunëtor i ri i UFAGJ-së
Më 18 gusht 2022, Universiteti i Gjakovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin MIT në Shkup
Rektori i Universitetit të Gjakovës, Prof. Asoc. Dr. Artan Nimani dhe Prof. Dr. Zvonko Jankuloski Rektor i Universitetit MIT në Shkup, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi ndëruniversitar.
Qëllimi i kësaj marrëveshje është koordinimi i bashkëpunimit ndëruniversitar, përfshirë shqyrtimin e programeve të përbashkëta mësimore midis dy universiteteve dhe të promovojë këtë bashkëpunim si një fushë e përbashkët arsimore. Marrëveshja garanton bashkëpunim dhe përkrahje reciproke mes dy universiteteve edhe në aplikime për projekte të përbashkëta.
Të dy rektorët u shprehën të kënaqur sepse do të bashkëpunojnë për qështje të rëndësishme për universitetet, të cilat ata i udhëheqin, ndërsa theksuan se së bashku do të punojnë për t’i dhënë hov zhvillimit dhe ngritjes së cilësisë në këto dy institucione të arsimit të lartë.
Pjesë përbërëse e delegacioneve ishin edhe Biljana Apostolova nga Universiteti MIT dhe Denis Spahija nga zyra për bashkëpunim ndërkombëtar e projekte e UFAGJ-së.