U mbajt mbledhja e radhës e Senatit në UFAGJ

U mbajt mbledhja e radhës e Senatit në UFAGJ

Nën kryesimin e rektorit Prof.Asoc.Dr. Artan Nimani, u mbajt mbledhja e radhës e Senatit të Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, në të cilën morën pjesë prorektorët, dekanët, prodekanët e të gjitha fakulteteve të UFAGJ-së.

Senati i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, ka mbajtur mbledhjen e (46-të) ku janë shqyrtuar shtatë pika të rendit të ditës; 1. Miratimi i  procesverbalit nga mbledhja e kaluar; 2.Vendimi për shpalljen e konkursit për bashkëpunëtor të jashtëm për vitin 2022/2023; 3.Shqyrtimi dhe aprovimi i raporteve të komisionit recensues të Fakultetit të Shkencave Sociale sipas konkursit me nr. 04/874 të datës 26.05.2022; 4. Marrja e vendimit për pushimin kolektiv; 5. Marrja e vendimit për hapjen e afatit të provimeve të shtatorit; 6. Shqyrtimi i shkresave, kërkesave dhe ankesave drejtuar Senatit; 7. Të ndryshme.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom