Sot e vizituan UFAGJ-në përfaqësues të  zyrës së OSBE-së

Sot e vizituan UFAGJ-në përfaqësues të zyrës së OSBE-së

Studentët dhe stafi akademik i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë do të mund të ndjekin trajnime për edukimin medial që planifikohet të organizohet nga OSBE – ja në bashkëpunim me Universitetin “Fehmi Agani” për vitin akademik 2022/23. Për këtë u bisedua sot në një takim ndërmjet rektorit, Prof.Asoc.Dr. Artan Nimani dhe përfqësuesëve nga zyra e OSBE-së, Lekë Berisha nga Seksioni i Mediave në Departamentin e Demokratizimit në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE/OSCE) dhe zt. Hysen Pelaj - Asistent i Lartë i Programit në Misionin e OSBE-së në Kosovë.

Rektori Nimani i shoqëruar nga prorektorja për Zhvillim Akademik dhe Ngritje të Cilësisë, Prof.Ass.Dr. Laura Naka, vlerësuan se trajnimet dhe seminaret për edukimin medial janë një mundësi shumë e mirë për studentët dhe stafin akademik.

Rektori Nimani theksoi se UFAGJ ka përvojë shumë të mirë bashkëpunimi dhe kapacitete të mjaftueshme e të kualifikuara për të ndërmarrë dhe realizuar me sukses projekte shumë-disiplinore, që u shërbejnë studentëve dhe stafit akademik. 

Në anën tjetër, zyrtari i OSBE-së, Lekë Berisha, falënderoi drejtuesit e UFAGJ-së për gatishmërinë sa i përket bashkëpunimit për edukim medial. Ai tha se këto trajnime kanë për qëllim ngritjen e aftësive të studentëve që të analizojnë, mendojnë dhe flasin në mënyre kritike për informatat që i pranojnë përmes mediave. Për më tepër theksoi se, prezantimet dhe aktivitetet që stimulojnë mendimin kritik të të rinjëve në përgaditjen për t’u ballafaquar me rreziqet që i sjellin lajmet e rreme, keqinformimi dhe dezinformomi janë të një rëndësie të veçantë në edukimin e tyre medial.

Në fillim të vitit akademik pritet që në kuadër të QDPM-së, UFAGJ dhe OSBE të fillojnë bashkëpunimin duke i realizuar këto trajnime.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom