Filloi bashkëpunimi në mes të UFAGJ –së dhe Universitetit Sassaria të Italisë

Filloi bashkëpunimi në mes të UFAGJ –së dhe Universitetit Sassaria të Italisë

Në takimin online u diskutua rreth bashkëpunimit në fushën e mjekësisë për programet e menaxhimit shëndetësor e të  infermierisë, si dhe programeve të reja në Fakultetin e Shkencave Sociale.

Së shpejti do të nënshkruhet marrëveshja në mes të dy Universiteteve për shkëmbim të stafit akademik, shkëmbim të studentëve dhe programeve të përbashkëta po ashtu edhe organizimin e seminareve dhe trajnimeve të përbashkëta.

Universiteti “Fehmi Agani” Gjakovë u përfaqësua nga Prorektorja për bashkëpunim ndërkombëtar Prof. Asoc. Dr. Kimete Canaj, ndërsa Universiteti i Sasaria nga Prof. Claudia Crosio, Anëtare e Këshillit Drejtues  të Universitetit të Sasarias nga Departamenti i Shkencave të Biomjekësisë, Prof. Rosana Ortu nga Fakulteti i Mjekësisë, Prof. Tonito Solinas  dhe Gaja Giovanna Maria  nga Zyra për bashkëpunim ndërkombëtar.

 

 

Fotot e lajmit

tp-bottom