Nënshkruhen kontratat e reja të stafit akademik të rregullt në UFAGJ

Nënshkruhen kontratat e reja të stafit akademik të rregullt në UFAGJ

Dje me datën 28 Qershor 2022 është bërë nënshkrimi i kontratave për stafin akademik të rregullt.

Në bazë të Statutit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, të rregulloreve për procedurat përzgjedhëse lidhur me emërimin, riemërimin dhe avancimin e personelit akademik në UFAGJ,Rektori i Universitetit Prof.Asoc.Dr. Artan Nimani, në kuadër të përgatitjeve për vitin e ri akademik 2022/2023, nënshkroi kontratat e reja të punës nga stafi akademik i rregullt i zgjedhur dhe i avancuar.

Rektori Nimani po ashtu i uroi për suksese të mëtutjeshme dhe u zotua se do ta kenë mbështetjen e tij të mëtutjeshme gjatë punës së tyre në Universitetin “Fehmi Agani” Gjakovë.

 

 

Fotot e lajmit

tp-bottom