UFAGJ pa asnjë vërejtje nga Zyra Kombëtare e Auditimit

UFAGJ pa asnjë vërejtje nga Zyra Kombëtare e Auditimit

Për të gjashtin vit me radhë nuk është gjetur asnjë vërejtje nga Zyra Kombëtare e Auditimit sa i përket menaxhimit financiar në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë (UGJFA). Kjo si rrezultat I  dalur nga raporti i publikuar nga  Zyra Kombëtare e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore (2021) për Ministrinë e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), gjegjësisht për nënprogramet që funksionojnë në kuadër të kësaj ministrie, pjesë e të cilës është edhe UFAGJ.

Prorektorja për Buxhet dhe Financa, Prof. Ass. Dr. Melinda Mula, tha se edhe këtë herë auditori nuk ka të gjetura dhe rekomandime për UFAGJ. Duhet të shtohet se procesi i auditimit në UFAGJ është kryer në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (SNISA) dhe se objekt i kontrollit ishin: planifikimi, menaxhimi, shpenzimet, burimi  i të hyrave dhe kontrolli financiar i aktiviteteve të realizuar në të gjitha kategoritë ekonomike.

Rektori i UFAGJ-it, Prof. Asoc. Dr. Artan Nimani, përgëzoj Drejtorinë për Buxhet dhe Financa dhe  të gjithë punëtorët e administratës për punën e tyre profesionale.

 

tp-bottom