UFAGJ pjesëmarrëse në Panairin e Punës 2022

UFAGJ pjesëmarrëse në Panairin e Punës 2022

Sot me 28 Qershor 2022 u mbajt “Panairi i Punës 2022”në palestrën e sporteve “Shani Nushi” në Gjakovë, i organizuar nga German Cooperation dhe mbështetur nga GIZ Kosova dhe nga Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës, Ministria e Financave e Punës dhe Transfereve.

Në këtë aktivitetet u prezantua edhe Universiteti jonë, në mesin e 47 kompanive që morën pjesë në këtë panair, ku pjesëmarrës në hapje ishte edhe Rektori  Prof. Asoc. Dr. Artan Nimani.

Në cermoninë e hapjes së panairit, fjalën e mirëseardhjes e mbajti Z. Ferdinand Kolaj-Drejtor i Zhvillimit Ekonomik. Fjalën përshëndetëse e mbajti  Znj.Jehona Namani – Zv.Kryeshefe Ekzekutive, Agjencia e Punësimit në Republikën e Kosovës, si dhe Z. Tobias Seiberlich – Menaxher i projektit, aftësimi për tregun e punës, GIZ Kosovë.

Qëllimi i mbajtjes së këtij Panairi një ditorë ka një rëndësi të veçantë për universitetin dhe studentët sepse  është një mundësi për të përfituar në sigurimin e një vendi të punës ose të një praktike profesionale apo për të siguruar një punëtor të kualifikuar nga ana tjetër.

Universiteti u prezantua nga znj. Freskina Mula nga Zyra për Zhvillim të Karrierës dhe znj. Zana Sharani nga Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun.

Fotot e lajmit

tp-bottom