Mbahet trajnimi për menaxhimin e stresit

Mbahet trajnimi për menaxhimin e stresit

Sot me 21 Qershor u mbajt trajnimi një ditor i udhëhequr nga Prof.Asoc.Dr. Behxhet Gaxhiqi dhe Prof. Ass. Emirjeta Kumnova, me temë – Stresi dhe Menaxhimi i Stresit.

Në këtë trajnim morrën pjesë shumë pjesëmarrës nga stafi akademik dhe stafi administrativ i Universitetit Fehmi Agani të Gjakovës.

Trajnimi u hap nga Prof.Asoc.Dr. Behxhet Gaxhiqi, trajnimi vazhdoi me një ligjëratë nga Prof.Ass. Emirjeta Kumnova duke spjeguar taktikat, strategjitë se si ta menaxhojmë stresin.

Qëllimi kryesor i këtij trajnimi ishte që pjesëmarrësit të  njoftohen se si ta përballojnë stresin .
Aty u përmendën disa mënyra të mira për të përballuar stresin:

1.Provoni të mendoni pozitivisht – duke i kthyer mendimet negative në ato pozitive. Për shembull, në vend që të mendosh “Unë nuk mund ta bëj këtë”, thuaj “Unë do të bëj sa më mirë që mundem”.

2. Merrni 15-20 minuta në ditë për t’u ulur në qetësi, për t’u çlodhur, për të marrë frymë thellë dhe për të menduar diçka të qetë.

3.Angazhohuni rregullisht në aktivitete fizike. Bëni atë që ju pëlqen – ecni, notoni, ngasni biçikletën ose bëni joga. Lirimi i tensionit në trupin tuaj do t’ju ndihmojë të ndiheni shumë më mirë.

Si aktivitet i fundit i këtij trajnimi ishte edhe takimi përmbyllës ku diskutuan për trajnimin dhe për aktivitetet e radhës .

Fotot e lajmit

tp-bottom