Universiteti i shkencave të aplikuara të Ghent-it – Artevelde vizitoi Universitetin tonë

Universiteti i shkencave të aplikuara të Ghent-it – Artevelde vizitoi Universitetin tonë

Rektori Prof. Asoc.Dr. Artan Nimani e priti delegacionin nga Universiteti i shkencave të aplikuara të Ghent-it – Artevelde për mundësi të reja bashkëpunimi në fushën e mjekësisë

U diskutua rreth bashkëpunimit në mes të UFAGJ dhe Universitetit të shkencave të aplikuara Artevelde të Gent-it Belgjikë në fushën e shëndetit publik dhe programet e reja në lëminë e mjekësisë.

Në takim morën pjesë menaxhmenti i UFAGJ-së ndërsa nga Universiteti  Artevelde morën pjesë koordinatorët për ndërkombëtarizim Znj. Evelyne Eneman dhe Z. Filip Dejonckheere të cilët e prezentuan  Universitetin e tyre si dhe mundësitë e bashkëpunimit për mobilitete për profesorë dhe studentë në programet e mjekësisë e shëndetit publik.

Qëllimi i këtij takimi ishte promovimi i bashkëpunimit ndërkombëtar mes këtyre dy Universiteteve duke njohur përfitimet e përbashkëta si: mbështetja e ndërsjellë,  projekte dhe hulumtime të përrbashkëta, pjesëmarrje në seminare dhe takime akademike në të dyja institucionet .

U diskutua rreth marrëveshjes bilaterale për programe duale, programeve ndërdiciplinare si dhe programe të reja profesionale  të përbashkëta.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom