Universiteti i Ljubljanës mikpritës i punëtorisë së QUADIC dhe përfaqësuesve të UFAGJ-së
Nga data 07 deri me 10 qershor në Universitetin e Ljubljanës mbahet punëtoria e projektit Erasmus+ të quajtur “QUADIC”. Në këtë punëtori Universiteti “Fehmi Agani” Gjakovë është i përfaqësuar nga Prorektori për Çështje Mësimore Prof. Ass. Dr. Sazan Kryeziu dhe udhëheqësi i Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte z.Denis Spahija. Në këtë punëtori do trajtohen dhe do mësohet nga përvoja e Universitetit të Ljublanës në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar, projekteve, transferit të njohurive dhe bashkëpunimit me biznese, por edhe çështje tjera të ndërlidhura me projektin QUADIC, si takimet e bordit të menaxhmentit të projektit, bordit të cilësisë së projekteve etj.
Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është të siguroj përmirësimin e arsimit të lartë në Kosovë dhe Shqipëri, duke ndërtuar kapacitete institucionale për marrëdhëniet ndërkombëtare, përmes të cilit krijohen ose bëhen zyra përkatëse plotësisht funksionale (përfshirë kapacitetin për menaxhimin e ciklit të projektit) në nëntë universitete kosovare dhe pesë të Shqipërisë të cilat janë pjesë të konsorciumit.
Kjo do të bëhet duke përmirësuar aftësinë për zhvillimin dhe menaxhimin e projektit përmes ekspertizës ndërkombëtare të disponueshme nga IAL-të evropiane që bashkëpunojnë në këtë projekt dhe shkëmbimi i praktikave të mira midis anëtarëve të konsorciumit. Kjo do të bëjë që institucionet vendore të arsimit të lartë të përfshihen me vetëbesim në nisma të ndryshme bashkëpunimi akademik dhe kërkimor në rajon, në Evropë dhe më gjerë.
Projekti do të ketë një rëndësi shumë të lartë në adresimin e izolimit në rritje, mungesës së bashkëpunimit ndërkombëtar cilësor dhe mungesës së iniciativave të projektit nga universitetet e Kosovës dhe të Shqipërisë.
Për më shumë, shikoni linkun e projektit: http://quadic.net/