Ngjarja publike e lansimit të Programit për Angazhim Qytetar
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe misioni USAID në Kosovë ju fton në ngjarjen publike të lansimit të Programit për Angazhim Qytetar, të hënën më datë 23 maj 2022, në Pallatin e Kulturës në Gjakovë.
Qëllimi i kësaj ngjarje është prezantimi i prioriteteve dhe aktiviteteve të Programit për Angazhim Qytetar në rajonin e Pejës, si dhe nisja e dialogut me publikun në lidhje me tri temat kryesore të këtij programi: 1) angazhimi i komunitetit; 2) rritja e besimit ndër shoqëror dhe 3) zgjerimi e mobilizimi i burimeve të reja për shoqërinë civile.
Nëpërmjet diskutimeve tona paralele, joformale, ne synojmë që të arrijmë që përmes bashkëbisedimit me qytetarët, organizatat e shoqërisë civile, përfaqësues të bizneseve, të institucioneve qeveritare si dhe mediave, në lidhje me këto fusha tematike, të ofrojmë mundësi pjesëmarrësve që të reflektojnë mbi formën se si Programi për Angazhim Qytetar të bëhet i dobishëm për ta.
Regjistrimi i pjesëmarrësve do të fillojë në orën 12:30, ndërsa ngjarja fillon në orën 13:00.
Për më shumë lidhur me ngjarjen, ju lutem klikoni këtu për të lexuar ftesën dhe agjendën.