Po mbahet punëtoria e projektit STAND me pjesëmarrje të UFAGJ-së

Po mbahet punëtoria e projektit STAND me pjesëmarrje të UFAGJ-së

Prej datave 18-20 Maj 2022 në Tetovë, po mbahet punëtoria me institucionet e vendit të Programit për miratimin e praktikave më të mira për Qeverisjen e Universiteteve mbi Lidershipin dhe Menaxhimin Financiar, organizuar nga Universiteti i Evropës Juglindore, EUA, IBC-M.

Universiteti “Fehmi Agani” Gjakovë po prezantohet nga Prorektore për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë Prof. Ass. Dr.  Melinda Mula dhe Prorektore për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte Prof. Asoc. Dr.Kimete Canaj.

Punëtoria fokusohet në rolin në zhvillim të drejtuesve të universitetit dhe aftësive që u nevojiten për të drejtuar transformimin institucional.

Kjo punëtori mbahet në kuadër të projektit “Forcimi dhe rritja e autonomisë universitare llogaridhënia dhe transparenca e Universiteteve të Ballkanit Perëndimor” - STAND

 

 

Fotot e lajmit

tp-bottom