Poeti Skënder Sherifi në mesin e studentëve tanë

Poeti Skënder Sherifi në mesin e studentëve tanë

Sot, më 5.5.2022, në orën 12:00, në Fakultetin e Filologjisë u organizua takim me poetin, profesorin e gazetarin Skënder Sherifi.

Takimi u hap me një shkrim të Nenës se autorit për nder të 100  vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, gjë që e emocionoi autorin.

Takimi u organizua nën përkujdesjen e profesoreshës Gentiana Muhaxhiri, e cila edhe bëri hapjen e këtij takimi dhe prezantoi biografinë mjaft të pasur të autorit.  

Një fjalë rasti e mbajti edhe Rektori Artan Nimani, i cili shprehu falënderim për ardhjen e poetit në Universitetin tonë dhe në shenjë falënderimi i ndau mirënjohje dhe  dekoratë.

Skënder Sherifi, shkrimtar e poet i njohur, konsiderohet si një nga përfaqësuesit më të denjë të krijuesve shqiptarë jashtë atdheut, si një klimë e gjallë intelektuale, mes kulturës franceze dhe belge.

Takimi u vazhdua me lexime të pjesëve të përgatitura nga studentët e drejtimit të gjuhës shqipe dhe letërsisë, me diskutime në mes të autorit dhe studentëve dhe recitim të poezive të autorit.

Fotot e lajmit

tp-bottom