Urimi i rektorit Nimani për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit

Urimi i rektorit Nimani për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit

Të dashur vëllezër e motra të besimit Islam Muaji i Ramazanit është një provë e vetëpastrimit shpirtëror e një dëshmi e përkushtimit të pastër e të vërtetë ndaj fesë islame kur ju nxirrni edhe më në pah vlerat më të spikatura njerëzore të mirësisë dhe përkrahjes, dashurisë dhe sakrificës për të afërmit e për të gjithë njerëzit në nevojë.
Qoftë i lehtë për ju ky muaj agjërimi! Zoti ju ndihmoftë në këtë ritual të shenjtë dhe ju dhëntë shëndet, forcë e besim për ta përmbushur më së miri atë dhe në këtë kohë pandemie lutemi për shëndetin e të gjithëve!
Zoti qoftë më Ju!
Sinqerisht,
 
Prof. Asoc. Dr. Artan Nimani
Rektor i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

tp-bottom