U mbajt prezantimi i programit Fulbright  - Diplomë Master në Shtetet e Bashkuara

U mbajt prezantimi i programit Fulbright - Diplomë Master në Shtetet e Bashkuara

Sot u mbajt prezantimi i konkursit të hapur të Programit të Studentëve të Huaj Fulbright në Shtetet e Bashkuara (Diplomë Master) për Vitin Akademik 2023-2024.

Programi Fulbright për Studentë të Huaj sjell qytetarë të vendeve të ndryshme në Shtetet e Bashkuara për të studiuar për diplomë Master në universitetet e SHBA. 

Një prezantim nga zn. Nora Musa para studentëve tanë, paraqiti mundësitë për studentet e interesuar për të studiuar master, dokumentet e kërkuara, plotësimin e aplikimit, kushtet për të aplikuar, formën e salikimit të studentëve fitues si dhe procedurat tjera mjaft të thjeshta për të aplikuar.

Studentët u informuan më shumë për këto procedura edhe nga Zn. Remzije Potoku, specialiste për arsimin e lartë dhe z. Gjeni Shporta përfaqësues i Këshillit Amerikan.

Poashtu qëllimi i kësaj vizite ishte që në përgjithësi të diskutohet për përfshirjen e Chloe në Universitetin tonë, të dëgjohet nga Chloe për përvojën e saj si studente e Fulbright-it të SHBA-ve në Kosovë dhe gjithashtu përvojën e Prof. Shqipe Husaj si mentore e saj në pritjen e një Fulbrighter-i.

Për më shumë informacione studentët mund të vizitojnë këto linqe:

Web: www.uskeb.org

Facebook: https://www.facebook.com/uskebonline

Fotot e lajmit

tp-bottom