Urimi i Rektorit me rastin e Festës së 17 Shkurtit
Me rastin e Festës së 17 Shkurtit – Pavarësisë së Kosovës, rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, prof.ass.dr. Artan Nimani, ua uron këtë festë gjithë studentëve, stafit akademik dhe administrativ të Universitetit, familjeve të tyre, si dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Urimi i Rektorit:
17 Shkurti është një ditë e bekuar për shqiptarët dhe komunitetet tjera që jetojnë në Kosovë. Është një përvjetor me një peshë të jashtëzakonashme për shtetin tonë të ri, Kosovën, një shembull i shkëlqyer i një vendi të lirë e demokratik, që rrezaton paqe, siguri dhe stabilitet, jo vetëm për veten, por edhe për gjithë rajonin dhe më gjerë.
Gëzuar!
I juaji,
Prof. ass.dr. Artan Nimani