Ftesë për pjesëmarrje në ditën informuese për programin Erasmus+

Ftesë për pjesëmarrje në ditën informuese për programin Erasmus+

Në kuadër të aktiviteteve të Ditës informuese për programin Erasmus+, të organizuar nga Zyra Erasmus+ Kosovë dhe Universiteti “Fehmi Agani” Gjakovë, është caktuar takimi i cili mbahet më datë 17 dhjetor 2021, e premtë duke filluar nga ora 11:00.

Për student sesioni informues zhvillohet në Fakultetin e Edukimit salla nr.1, kurse për stafin akademik po në të njejtën orë në Sallën e Senatit në ndërtesën e Rektoratit.

Prandaj, ftohen studentët dhe stafi i UFAGJ-së që të marrin pjesë në këtë takimin, ku do të prezantohen dhe diskutohen mundësitë aplikimeve për mobilitete akademike dhe projekte të ndryshme ndërkombëtare në kuadër të programit Erasmus+.

Erasmus+ është programi më i ri arsimor i Bashkimit Evropian që synon modernizimin e sistemeve arsimore dhe përshtatjen e tyre me nevojat e tregut të punës.

 

tp-bottom