Prorektorja Canaj përfaqësoi Universitetin “Fehmi Agani” në takimin e grupit të koordinatorëve të projekteve Erasmus+

Prorektorja Canaj përfaqësoi Universitetin “Fehmi Agani” në takimin e grupit të koordinatorëve të projekteve Erasmus+

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë në takimin e grupit të koordinatorëve të projekteve të Erasmus+ me temën “Sfidat në menaxhimin financiar të projekteve të ngritjes së kapaciteteve në Institucionet e Arsimit të Lartë (CBHE) në Kosovë”, u përfaqësua nga Prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, prof. asoc. dr. Kimete Canaj, e cila prezantoi projektin DRIVE – Zhvillimi i kapaciteteve hulumtuese dhe inovative në Kosovë e Shqipëri.

Në këtë takim u diskutua rreth vështirësive që paraqiten gjatë implementimit të projekteve dhe kryesisht rreth bashkëpunimit për inovacion dhe shkëmbim të praktikave të mira - Ngritja e Kapaciteteve në fushën e Arsimit të Lartë, si dhe mbështetjen e reformave dhe modernizimin e Arsimit të Lartë në të gjitha IAL-të.

Objektivi i përgjithshëm i këtij takimi të grupit ishte mbledhja e përfaqësuesve të njëzet e katër (24) projekteve të CBHE (2018-2020) për të vlerësuar suksesin e menaxhimit financiar të projekteve Erasmus+ CBHE në nivel institucional, kombëtar dhe rajonal.

Ky takim synon të rrisë nivelin e njohurive në menaxhimin financiar të projekteve CBHE, duke rritur sinergjinë dhe kohezionin midis këtyre projekteve të rëndësishme.

Nga ky takim do të mbledhen rekomandimet të cilat do të ndihmojnë Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), për të përmirësuar dhe miratuar rregullore dhe procedura të reja financiare për të siguruar menaxhim më të lehtë financiar të projekteve të CBHE dhe transparencë më të mirë financiare në çdo IAL në Kosovë.

Fotot e lajmit

tp-bottom