Festohet 50 vjetori i themelimit të Universitetit "Fan S. Noli"

Festohet 50 vjetori i themelimit të Universitetit "Fan S. Noli"

Me rastin e 50-vjetorit të themelimit të  Universitetit "Fan S. Noli" të Korçës, të pranishëm në këtë ngjarje të rëndësishme, në atmosferën miqësore dhe festive ishin Prorektori për mësimdhënie dhe çështje me studentë Prof. Ass. Dr. Sazan Kryeziu dhe profesoresha Prof. Asoc. Dr. Sindorela Doli- Kryeziu. 

Pos prezencës në ceremoni, u takuan edhe me Kryetarin e Akademisë së Shkencave Prof. Dr. Skënder Gjinushi, me nikoqirin e Universitetit të Korçës Rektorin Dhimitri Bello dhe me shumë profesorë të tjerë të nderuar të këtij universiteti, ku iu përcollën urimet dhe përshëndetjet nga e Rektorit të UFAGJ Prof. Nimani, stafit akademik e administrativ, si dhe nga ana e studentëve.

Fotot e lajmit

tp-bottom