Rektori Nimani priti në takim z. David Ungar-Klein, drejtor menaxhues i “Create Connections” nga Austria

Rektori Nimani priti në takim z. David Ungar-Klein, drejtor menaxhues i “Create Connections” nga Austria

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, prof. ass. dr. Artan Nimani, i shoqëruar nga prorektorët, priti në takim z. David Ungar-Klein, drejtor menaxhues i “Create Connections”, një agjenci austriake për rrjetëzim dhe lobim nga Austria, i shoqëruar nga asistentja e tij, znj. Katharina Reinwald, për të diskutuar rreth mundësisë së bashkëpunimit në fushat me interes reciprok.
Përgjatë takimit, rektori Nimani e informoi z. Ungar-Klein për të arriturat e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, strategjinë e zhvillimit, për aktivitetet dhe projektet ndërkombëtare të UFAGJ-së. Po ashtu, kërkoi mbështetje për projekte, përfshirje në aktivitete dhe rrjetëzim me universitetet austriake.
z. David Ungar-Klein, shprehu falënderim për pritjen dhe përgëzime për të arriturat e Universitetit. Ai premtoi se do të angazhohet që të ketë bashkëpunim të ngushtë me UFAGJ-në, për të mundësuar shkëmbim kulturor, krijim të lidhjeve, rrjetëzim dhe lobim nëpër botë, në veçanti Austrinë.
Palët në takim u dakorduan të organizojnë edhe takime tjera për t’i konkretizuar idetë, si dhe organizimin e ligjëratës në fushën e komunikimit ndërkulturor nga z. David Ungar-Klein, si profesor vizitor në UFAGJ.
Z. David Ungar-Klein është lobist austriak, një prej organizatorëve të Kongresit të Vjenës, i cili mbledh nobelistët dhe yjet e politikës anë e kënd botës. Po ashtu, është anëtar i Akademisë Evropiane (Accademia Europaea). Njihet si përkrahës i madh i Kosovës që ka kontribouar shumë në lidhjet e Kosovës me Evropën dhe botën, për çka edhe është emëruar “Konsull nderi i Kosovës” në Austri. 

 

Fotot e lajmit

tp-bottom