Universiteti Gjakovës pjesë e Konferencës së Rektorëve të Danubit

Universiteti Gjakovës pjesë e Konferencës së Rektorëve të Danubit

Universiteti “Fehmi Agani” Gjakovë tashmë është pjesë e Konferencës së Rektorëve të Danubit. Kjo është konfirmuar gjatë Asamblesë së Përgjithëshme që është mbajtur ditë më pare. Deri në mars 2022 kur edhe do mbahet takimi i Presidencës dhe në mënyrë formale të bëhet edhe aprovimi në bazë të votimit, Universiteti “Fehmi Agani” Gjakovë do e ketë statutin e vëzhguesit.

Konferenca e Rektorëve të Danubit është një rrjet prej 65 universitetesh në Rajonin e Danubit që për qëllim kanë të përmirësojnë arsimin e lartë në mësimdhënie dhe kërkime, dhe në veçanti avancimin e universiteteve anëtare, duke vendosur dhe lehtësuar kontaktet dypalëshe dhe shumëpalëshe midis universiteteve, siç u konstatua në Konferencën e Brijunit. Rëndësi e veçantë u jepet aktiviteteve të mëposhtme:

• Koordinimi i ideve dhe veprimeve të anëtarëve të saj nëpërmjet shkëmbimit të informacionit për çështje me interes të përbashkët,

• Nxitjes së bashkëpunimit për çështje me interes të përbashkët, duke kontribuar kështu në stabilitetin dhe zhvillimin e një shoqërie të hapur dhe demokratike në Evropë; 

• Veprimit si konsulent, duke paraqitur pikëpamjet e tij dhe duke bërë rekomandimet e duhura për problemet që shqetësojnë universitetet, qeverisë, organizatave kombëtare ose ndërkombëtare, si dhe të tjerëve që janë të përfshirë në çështje që kanë të bëjnë me universitetet.

Për të kryer këto detyra, KRD mban lidhje me organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare, aktivitetet e të cilave janë me interes ose kanë të bëjnë me universitetet dhe, në veçanti, me Konferencat Kombëtare të Rektorëve, EUA, UNESCO, BE, Këshillin e Evropës, etj.

tp-bottom