Ftesë për konferencë shkencore në Universitetin Nënë Tereza në Shkup
Njoftohen anëtarët e personelit akademik të UGJFA-së se Universiteti Nënë Tereza në Shkup, ka hapur thirrjen për konferencën ndërkombëtare me titull “Emigration, Mobility and Social Policy”, që mbahet me 3 dhe 4 maj 2018 në Shkup.
Konferenca synon të krijojë një platformë për ngritjen e çështjeve të ndryshimeve, sfidave dhe përgjegjësive në fushën shkencave sociale. Thirrja është e hapur për të gjithë hulumtuesit dhe mësimdhënësit e të gjitha shkencave shoqërore.
Afati i fundit për dorëzimin e abstrakteve është data 31 mars 2018.
Për më shumë informata, gjeni materialin e bashkangjitur.
Call for Papers