Teach For Kosova hap aplikimet në programin e fellowship

Teach For Kosova hap aplikimet në programin e fellowship

Pas sesionit informues të Teach For Kosova për Fellowshipin të mbajtur në Universitetin tonë, prej 20 nëntorit  e deri me 20 dhjetor do të jetë i hapur aplikimi për Fellowship. 

Çdo vit, Teach For Kosova rekruton individë të jashtëzakonshëm për të udhëhequr, inspiruar, dhe sjellë ndryshim në shkollat dhe komunitetet me më shumë nevojë. Ata që përzgjedhin për të qenë pjesë e Fellowshipit në Teach For Kosova pranojnë trajnim dhe mbështetje të vazhdueshme, përgjatë dy viteve të angazhimit dhe përkushtimit të tyre të plotë në program.

Studentët e vitit të fundit të studimeve bachelor, ose atyre master të interesuar të aplikojnë në këtë link:

 

https://www.teachforkosova.org/fellowshipi/apliko-tani/ 

 

Vlen të theksohet që Universiteti “Fehmi Agani” dhe Teach For Kosovo kanë lidhur marrëveshje bashkëpunimi për të bashkërenduar aktivitetet së bashku.

Fotot e lajmit

tp-bottom