Njoftim për studentë rreth anketës nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA)

Njoftim për studentë rreth anketës nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA)

Të nderuar studentë,

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është duke zhvilluar një anketë e cila ka për qëllim të hulumtojë aspekte dhe perceptime të ndryshme që kanë të bëjnë me angazhimin e studentëve në sigurimin e cilësisë në Kosovë, duke përfshirë të kuptuarit e terminologjisë dhe proceseve specifike të sigurimit të cilësisë, vetëdijesimin e studentëve dhe të kuptuarit e tyre lidhur me mënyrat e përfshirjes në sigurimin e cilësisë, si dhe nivelin e përfshirjes që studentët dëshirojnë ta kenë në proceset e sigurimit të cilësisë. Qëllimi kryesor i projektit është të rrisë angazhimin e studentëve në sigurimin e brendshëm dhe të jashtëm të cilësisë në Kosovë.

Duke plotësuar këtë anketë, ju do të pajtoheni me përpunimin dhe publikimin e rezultateve të anketës, duke mbrojtur plotësisht anonimitetin tuaj.

Ju lutemi të plotësoni anketën duke dhënë mendimin dhe përshtypjet e juaja në lidhje me pyetjet në vijim!

Faleminderit!

Linku për pyetësor: https://forms.gle/AkKczDTG3ohHqMUM7.

tp-bottom